Buzë 50- vjetorit: Jennifer Lopez zbulon sekretin e rinisë së përjetshme
Teksa gjendet pranë 50- vjetorit të lindjes, Jennifer Lopez ka zbuluar përpara të gjithëve sekretin e saj të madh: Si të qëndrosh e re, pavarësisht rrjedhës së kohës!
Këtë të hënë, artistja gjendej në New York për CFDA’s Fashion Awards, ku rrëfeu për “Extra” çelësin e rinisë së përjetshme.
“Jini të lumtur, Jini të lumtur”
PO, më shumë se trajtimet e lëkurës apo aktiviteti fizik, për Lopez- in kryesorja është L-U-M-T-U-R-I-A. Ç’është e vërteta, Jennifer ka mjaftueshëm arsye për të qënë e lumtur. Së pari, ishte e ftuara e nderit për këtë vit në eventin në fjalë të modës:
“Ndjesi e mrekullueshme. E keni parasysh, një vajzë e vogël nga Bronx- i që gjendet në mesin e këtyre artistëve të mahnitshëm vetëm për të bërë atë që unë dua shumë të bëj, të vishem. Është një ëndërr.”
Po kështu, këngëtarja pritet të shkojë shumë shpejt drejt altarit, nisur nga propozimi i marsit nga partneri i saj, Alex Rodriguez.