Butrint Imeri dënohet nga policia në Tiranë, gjoba kap shifrën e afro dy pagave minimale në Kosovë
Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, është gjobitur pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.
Sipas burimeve, artisti ka tejkaluar normat e lejuara në një zonë të banuar në qytet dhe si ndëshkim ka marrë 60 mijë lekë gjobë që në euro i bie afro 500 euro.
Fotot e siguruara nga “Shqiptarja.com” tregojnë gjobën e këngëtarit dhe makinën të cilën e kishte të veshur me xhama të zinj dhe pa leje.
Kujtojmë se Imeri ka paralajmëruar herë pas herë, përmes fotografive në Instagram, për mundësinë e nxjerrjes së një kënge të re.