Busquets shpallet lojtari më i mirë i ‘Final Four’ në Ligën e Kombeve
Sergio Busquets ka korrur një tjetër sukses në aspektin individual me kombëtaren e Spanjës.
Mesfushori i Barcelonës është dëshmuar edhe një herë si i pazëvendësueshëm në pozitën e tij te kombëtarja, me paraqitjet brilante në këtë turne, përcjell Periskopi.
Sergio Busquets është shpërblyer me çmimin lojtari më i mirë i ‘Final Four’.
Po ashtu, me paraqitjen sot, tashmë kapiteni i Spanjës është barazuar në paraqitje me Iniestan. /Periskopi/