Busquets drejt largimit, Barcelona e dëshiron mesfushorin e Chelseat
Barcelona raportohet se ka identifikuar N’Golo Kanten si zëvendësues të mundshëm të Sergio Busquetsit.
Mesfushori spanjoll besohet se do të largohet nga “Camp Nou”, pas përfundimit të sezonit.
Kontrata e Busquetsit skadon më 30 qershor 2023 dhe kështu ai mund të largohet si futbollist i lirë.
Dhe, si futbollist të lirë Barcelona synon ta sjellë Kanten, të cilit gjithashtu i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm – sipas “Relevo”.
Mesfushori francez ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Chelsea, teksa thuhet se nuk është në plan rinovimi i kontratës së tij me “Blutë”. /Gazeta Express/