Burrin e fala për tradhti: A mund të përleshem me gruan që më tradhtoi?
Në pjesën e rubrikës për këshilla lidhur me probleme të ndryshme në martesë, New York Times, i kushton një pjesë të veçantë edhe letrave që dërgojnë njerëzit për të kërkuar këshilla nga ekspertët. Më poshtë, po e përkthejmë një pjesë të një letre, që një lexues ka trajtuar me NY Times, lidhur me problemin e tradhtisë në martesë.
Letra e gruas që trajton problemin me ekspertët e rubrikës ‘Style’ në NY Times:
Kam qenë e martuar për 20 vjet. Kohë më parë, kam zbuluar se burri më ka tradhtuar për një kohë të gjatë, në fillim të martesës tonë. Afera e tij ka zgjatur me vite. Pasi e zbulova këtë, u pajtuam që të dy të bënim përpjekje ta ‘shpëtonim martesën tonë’ përmes këshillimeve me ekspertë. Burri im dukej pishman dhe e fala atë. Tani po përpiqemi që të vazhdojmë tutje dhe puna po ecën mirë. Problemi është ky: E njoh gruan me të cilën burri më tradhtoi. Zemërimi për këtë, më ka mbetur ende dhe jam e obsesionuar që t’i qëroj hesapet me të. Jam e vetëdijshme që kjo nuk është aspak e mirë për mua, por sit ë vazhdoj tutje që të mos ndihem e lënduar. Këshilla juaj?
Këshilla që i jepet gruas:
Na vjen keq për përjetimin tuaj. Dhe jemi të vetëdjshëm se duke qenë e fiksuar pas të dashurës së burrit tuaj, do të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Nëse do të isha ti, do të bëja ndonjë këshillim individual me ekspertët. Ju po na tregoni se e keni falur atë, por ndërkohë, tregoni zemërimin që keni me ish të dashurën e tij. Pra, ju e keni larguar zemërimin nga burri juaj dhe e keni bartur atë tek ish e dashura e tij.
Supozoj se shumë prej nesh, imagjinojnë se si ju po luftoni me atë grua në fantazinë tuaj, duke besuar se kjo do t’ju bëj më mirë. Por, emocionet janë më të ngatërruara sesa kaq dhe fatkeqësisht, mendojmë se jeni fokusuar në pjesën e gabuar: Kjo grua, kurrë nuk ka premtuar se do të jetë ‘e besueshme për ju’ e as që nuk do t’ju tradhtojë kurrë. Është bashkëshorti juaj ai që ka bërë këtë premtim. /NY Times/Periskopi