“Burri vdiq në vendin e ngjarjes, gruaja në spital” – Policia me detaje shtesë për aksidentin me fatalitet

“Burri vdiq në vendin e ngjarjes, gruaja në spital” – Policia me detaje shtesë për aksidentin me fatalitet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në raportin 24 orësh, për aksidentin më fatalitet ku mbetën të vdekur burrë e grua nga Prishtina.

Sipas policisë, shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa gruja e tij ka ndërruar jetë në qendrën emergjente.

Policia thotë se edhe dy pasagjerë të tjera, ferma, po trajtohen në QKUK.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Nacionale Prishtine-Pejë ,Sllatinë 29.08.2024-18:50 . Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion.

Shpërndaje në: