Burri që vrau gruan në Greqi, kërcënoi edhe të bijën

Burri që vrau gruan në Greqi, kërcënoi edhe të bijën

Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë ndodhur sot në Athinë, ku Eduart Denaj masakroi me thikë të shoqen duke e lënë të vdekur në mes të rrugës, pranë shtëpisë ku jetonte.

Sipas mediave greke ai ka deklaruar në polici se nuk pendohet për vrasjen, dhe se sipas tij ajo po i shpenzonte paratë dhe se kishte pasur lidhje jashtëmartesore përgjatë viteve që ishin bashkë.

Referuar po të njëjtave burime, thuhet se autori ka kërcënuar edhe të bijën, duke i thënë se do ta vras edhe atë.

“Do bëhesh si nëna jote. Pastaj do vras veten!”, raportojnë mediat greke të ketë thënë i dyshuari kryesor.

Shpërndaje në: