Burri nga Jabllanica raporton në Polici zhdukjen e bashkëshortes dhe vajzës së tyre, Policia nis hetimet
Një burrë nga Jabllanica ka raportuar në Polici zhdukjen e bashkëshortes dhe vajzës së tyre.
Sipas Policisë, i njëjti ka njoftuar se dy vikimat kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Dëshmorët e 6 Prillit, Jabllanicë 14.06.2024-17:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy viktimat bashkëshortja me vajzën e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti nen hetime”, thuhet në njoftim.