Burri në Rahovec ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes
![Burri në Rahovec ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2022/01/arrestohet.jpg)
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
“DHUNË NË FAMILJE- Rahovec / 14.06.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës bashkëshortes së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”