Burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu nuk ia zgjat dorën Kurtit (VIDEO)

Një moment i sikletshëm duket të ketë ndodhur në natën kur krerët e shtetit po festonin 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Sipas pamjeve, Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu nuk e ka përshëndetur fare kryeministrin Albin Kurti.
Në videon që ishte transmetuar direkt, shihet se presidentja Vjosa Osmani fillimisht përshëndetet me bashkëshorten e kryeministrit e më pas edhe kryeministrin.
Sadriu në anën tjetër, përshëndetet me bashkëshorten e Kurtit, por e tejkalon Kurtin duke mos i zgjatur fare dorën. Në vend të kësaj, ai përshëndeti një zyrtar tjetër që ndodhej pranë Kurtit.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë e qëllimshme, duke marrë parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes Kurtit dhe Osmanit kohëve të fundit.
Ndiqni videon nga minuta 0:50.
Vlen të theksohet se gjatë fundjavës, Osmani, Kurti dhe Gërvalla morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, atje ku po ashtu u panë duke mos përshëndetur njëri tjetrin, transmeton nacionale.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla po qëndrojnë në Munih ku po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Osmani, e cila garoi në një listë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e vitit 2021, tash e sa kohë i ka bërë publike mosmarrëveshjet me Qeverinë Kurti, duke përfshirë këtu edhe Donika Gërvallen, e cila drejton partinë “Guxo” të themeluar nga vetë ajo.