Burri i asamblistes së VV-së paraqitet në videon propaganduese të pushtetit, Mehmetaj publikon faktet

Burri i asamblistes së VV-së paraqitet në videon propaganduese të pushtetit, Mehmetaj publikon faktet

Gazetari Lirim Mehmetaj ka demaskuar një propagandë të kamuflluar nga Lëvizja  Vetëvendosje, ku ka shpërndarë një video të një qytetari të Gjakovës, duke pretenduar se u trajtua keq në punë.

Në të shihet personi në fjalë teksa i thotë kryeministrit Albin Kurti se është një ish-punëtor i “Comodita-s”.

Por, Mehmetaj e ka “zhveshur” personin në fjalë, duke treguar se për kë bëhet fjalë.

Ai është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, asambliste e VV-së në Gjakovë, dhe kryetare e Vetëvendosjes në këtë qytet, thotë Mehmetaj.

Teksa flitet për trajtim jo të duhur në punë, gazetari Mehmetaj shtron pyetjen se si është e mundur që gjatë Qeverisjes Kurti nuk u respektuan të drejtat e punëtorëve, e nuk ka as inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët e tyre.

“Pyetja e parë: Nëse në vendin ku ke punuar ke përjetuar torturë, atëherë konfirmohet se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, nuk ka inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët operojnë barbarisht me punëtorët sikur të mos kishte shtet.  E dyta, konfirmohet se nuk qenka e vërtetë se në Kosovë paska plotë vende të lira pune, sepse ky personi paska duruar torturën në Komodita, duke e ditur se përndryshe mbetet pa punë. Apo jo?”, thotë Mehmetaj.

“Dhe problemi kryesor: Si u bë që Albin Kurti akuzonte Devollët e bash burri i kryetares së gruas në Gjakovë paska marrë rrogë prej tyre?”, shtron pyetjen gazetari.

Ekzemplar i sistemit putinist të propagandës

Vetëvendosja ka shpërndarë një video ku një person del e i thotë Albin…

Posted by Lirim Mehmetaj on Friday, January 31, 2025

Shpërndaje në: