Burri i Albulena Haxhiut ofendon kolegët e tij në KQZ

Anëtari i KQZ’së nga VV, Alban Krasniqi, ka ofenduar kolegët e tij në KQZ nga partitë tjera.
Ai kërkoi që regjistrimet e fletëvotimeve përmes postës t’i vihen në dispozicion PZAP’së, derisa shtoi se do t’i sjellë si dëshmi para kolegëve. Krasniqi iu drejtua atyre duke i thënë “le t’i shohin me sy e nëse kanë nevojë për syze le të marrin syze”.
“Janë regjistrimet e kamerave për secilin fletëvotim dhe unë kërkoj që me urgjencë të më vihen në dispozicion regjistrimet e gjitha fletëvotimeve të kutive që janë përmes postës që t’ia ofrojmë kolegëve le t’i shohin me sy edhe nëse kanë nevojë për syze, le të marrin syze”, tha ai.
Atij ia tërhoqi vërejtjen kryetari i KQZ’së, Krreshnik Radoniqi.
“Kur e sheh një të pa drejtë dhe me qëllim vazhdon me refuzu me zbatu një vendim që ta ka trajtu atë pavlefshmëri dhe ta ka bë të vlefshëm”, vazhdoi Krasniqi.