Burri bën tatuazh “jam gënjeshtar, mashtrues, tradhtar” për të rifituar zemrën e gruas
Jose Torres nga Teksasi bëri një tatuazh në gjoksin e tij pasi tradhtoi gruan. Në të shkruajti: “Unë, Jose L. Torres po bëj një tatuazh vullnetarisht me 2 janar 2019, që të rifitoj besimin e gruas time për dhimbjen dhe zhgënjimin që kam shkaktuar në martesën tonë”.
Më pas, ka listuar se është një gënjështar, mashtrues dhe adhurues prostitutash. Fotografia e tatuazhit të tij në kraharor është shpërndarë në rrjete sociale, ku kanë vërshuar komentet negative se me këtë shkrim do i kujtojë gjithmonë partneres pabesitë që i ka bërë në jetë.