Burrë e grua rrihen mes vete, policia i arreston të dytë
Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur më 19 gusht në qytetin e Gjakovës.
Policia njofton se një çift janë rrahur mes vete.
“Gjakovë /19.08.2024-00:40. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kanë pasur përplasje fizike dhe kanë ofenduar njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.