Burrat duhet të bëjnë seks kaq herë në javë
Shkencëtarët kanë zbuluar se marrëdhëniet seksuale të shpeshta tek burrat mund të parandalojnë një kërcënim serioz shëndetësor.
Hulumtimet e reja tregojnë se marrëdhëniet e shpeshta seksuale përbrenda javës zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, vrasësit numër një të njerëzve në botë, shkruan Daily Star.
Kjo, pasi që marrëdhënie intime bën që të luftojë nivelet e homocistinës, kimikal i dëmshëm në gjak që mund të nxisë probleme kardiake.
Burrat që kryejnë marrëdhënie intime besohet të kenë qarkullim më të shëndetshëm të gjakut, bashkë me enë të gjakut.
Fatkeqësisht studiuesit thonë se gratë nuk kanë të njëjtat përfitime sepse epshi seksual tek to është më pak i varur nga sistemi i qarkullimit të gjakut.
Mjekët kanë pohuar për vite me radhë se seksi i shpeshtë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës.
Një studim i mëparshëm zbuloi se marrëdhëniet seksuale dy herë në javë përgjysmuan shanset e burrave që t’iu bllokoheshin arteriet e zemrës.