Burim Ramadani pas publikimit të exit-polleve: Populli e ndrroi Qeverinë!

Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramdani i ka komentuar exit-pollet të cilat u publikuan në disa televizione, shkruan Periskopi.
Sipas Ramadanit qytetarët e Kosovës sot kanë dëshmuar pjekuri politike dhe me këtë e ndërruan edhe Qeverinë aktuale.
“Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:
1. Nuk ka Qeveri një-partiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.
2. Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.
3. Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë”, shkroi mes tjerash Ramadani.
Postimi i plotë:
Populli e ndrroi Qeverinë!
I hoqi besimin Qeverisë aktuale!
Qytetarët vendosën. Sipas exit-polleve, cilindo që e merrni në konsideratë, populli i Kosovës e ndrroi Qeverinë.
Kështu, unë besoj se nga nesër qartësohet se:
1. Nuk ka Qeveri një-partiake, sepse populli nuk i besoi vetëm një partie.
2. Koalicioni midis opozitës është i domosdoshëm si kërkesë e popullit përmes votës për opozitën e deritashme.
3. Pushteti i derisotshëm shkon në opozitë.
Qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe sot pjekuri të konsoliduar politike.
Procesi zgjedhor për lakmi, siguria në nivel të lartë, mesazhi politik shumë i fuqishëm!