Burgoset rivali kryesor i Erdoganit

Kundërshtari kryesor i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, është arrestuar dhe po akuzohet për korrupsion.
Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit, pritet të zgjidhet si kandidati presidencial i opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP) për vitin 2028 në një votim të dielën.
Ai i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ato janë të motivuara politikisht.
“Nuk do të përkulem kurrë”, shkroi ai në X para se të arrestohej, shkruan BBC.
Arrestimi i tij shkaktoi disa nga protestat më të mëdha në Turqi në më shumë se një dekadë. Erdogan ka dënuar demonstratat dhe ka akuzuar CHP-në se po përpiqet të “turbullojë paqen dhe të polarizojë popullin tonë”.