Burbuqe Hanës dhe klikës së saj ‘nuk ua mbushi syrin’ – Qysh u bë prokuror kandidati që Telekomi me letra e diskualifikoi
Skandalet në Telekomin e udhëhequr nga Burbuqe Hana nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe ka të bëjë me konkursin e fundit për pozitën Menaxher Departamenti – Çështje Juridike, shkruan Periskopi.
Dyshohet se në kundershtim me procedura ligjore, Telekomi anuloi disa herë konkursin për pozitën e Menaxher Departamenti- Çeshtjet Juridike, me arsyetimin se “kandidatët nuk i kanë plotësuar kushtet”.
Krejt kjo në kundërshtim me UA 07/2017, sepse pas kalimit të testit me shkrim cili do kandidat që ka më së shumti pikë përzgjedhet për pozitën e shpallur. Në rastin në fjalë, kandidati Ardian Mehmeti ishte më i suksesshmi, megjithatë nuk arriti ta merrte pozitën, për shkak se konkursi u anulua.
Periskopi ka siguruar dokumentet nga testi me shkrim dhe me gojë, e ku shihet se Ardian Mehmeti kishte marrë 52 pikë në testin me shkrim dhe 42 pikë nga intervista.
Komisioni në vend që sipas procedurave t’i mbledhe 52 pikë nga testi me shkrim dhe 42 pikë nga intervista, të njëjtit kanë vlerësuar me përiqndje, që është në kundershtim me procedura ligjore – me qellim që perqindja të jetë më pak se 50 dhe të ketë si arsyetim anulimin e konkursit.
Vetë kryetarja e Komisionit, Leonora Sylaj, sipas burimeve mirë të informuara nga zyra ligjore, ishte përzgjedhur në kundërshtim me procedura për çka telekomi ishte dënuar me 5 mije euro, ndërsa Lulëzim Sokoli anëtari tjetër i komsionit ishte përzgjedhur pas pensionimit të vazhdoj punën në telekom me vlere 17 mijë euro, ndërsa anëtarja Dhurata Bakalli ishte pjesë nga burimet njerëzore.
Vlen të theksohet se, pasi nuk u emërua për këtë pozitë në Telekom, Ardian Mehmeti arriti që suksesshëm të bëhet prokuror i shtetit.
Më poshtë keni dokumentin e siguruar nga Periskopi: