Burbuqe Hana vazhdon ta shkelë ligjin për t’i rehatuar të përzgjedhurit e saj, Telekomi dënohet sërish nga Inspektorati

Burbuqe Hana vazhdon ta shkelë ligjin për t’i rehatuar të përzgjedhurit e saj, Telekomi dënohet sërish nga Inspektorati

Telekomi i Kosovës nën udhëheqjen e Burbuqe Hanës e ka pësuar me disa dënime nga Inspektorati i Punës. Shumica e tyre kanë ardhur si pasojë e mos-përfilljes së ligjit nga ana e kryeshefes ekzekutive nëpër konkurse të punës. Hana iu është shmangur ligjit me qëllim të favorizimit të kandidatëve të preferuar të saj.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë një vendim të Inspektoratit të Punës të pesë marsit të këtij viti. Vendimi dëshmon se Telekomit të Kosovës iu është shqiptuar masa prej dy mijë eurove. Krejt kjo për shkak të mos-respektimit të datës së mbylljes së konkurrimit në konkurs, anulimit të testimit me shkrim, shkurtimin e datës së afatit të ankesave dhe cenimin e kontratës së punës.

 

Insajderi po ashtu ka arritur të sigurojë edhe një raport zyrtar të lëshuar nga Inspektorati i Punës lidhur me një konkurs për shkeljen e disa pikave nga ana e Telekomit. Edhe në këtë raport zyrtar përmenden shkelje të ngjashme, si: mos-respektimi i datës së mbylljes së konkurrimit, testi me shkrim, mos-përpilimi i pyetjeve ashtu siç e parasheh ligji dhe mbyllja e afatit të ankesave përpara periudhës së caktuar me lgij (tetë ditë).

 

 

Gazeta Insajderi kishte raportuar vitin e kaluar për dënimet e njëpasnjëshme për shkeljet ligjore të Telekomit.

Ankuesi Isuf Mehmeti, njëri nga kandidatët për menaxher në pozitën e Burimeve Njerëzore, e kishte fituar rastin ndaj Telekomit të Kosovës, për çka ndërmarrjen publike Inspektorati i Punës e kishte dënuar me tre mijë euro.

Telekomi i Kosovës e kishteshpërfillur raportin zyrtar që iu ishte dorëzuar nga inspektorati dhe pas tre muajsh ishte dënuar për anulim të testit me shkrim për konkursin e lartpërmendur me 1.500 euro dhe 1.500 euro të tjera për mos-dhënie të përgjigjes brenda afatit nga komisioni ankimor ankuesit Mehmeti.

Në fund-gushtin e vitit të kaluar, Insajderi po raportoi për dënimet e para të Inspektoratit të Punës, në total prej 10 mijë eurove. Kreshnik Domi dhe Blerim Bala, dy kandidatë për kryeshefa ekzekutivë, fituan rastin kundër Telekomit. Inspektorati i Punës konstatoi shkelje të Ligjit të Punës në të dyja rastet.

Dënimi erdhi dy muaj pasi që nuk janë zbatuar rekomandimet e inspektoratit nga raporti zyrtar.

Raportimet e Insajderit për dënimet e marra nga Telekomi u konfirmuan edhe në raportin e Auditorit për vitin 2023.

Aty përmenden gjoba të majme që kapin shifrën deri në 46 mijë euro ndaj Telekomit.

19 gjoba iu shqiptuan gjithsej ndaj kësaj ndërmarrje.

Koketimi i Burbuqe Hanes me ish pushtetin, Telekomi i jep tender ish drejtorit të AKI’së (DOKUMENT)

Shpërndaje në: