Bunjaku i kundërpërgjigjet Valon Behramit, ia përmend shiritin e kapitenit
Mbrëmë futbollisti kosovar, Valon Behrami në një intervistë ekskluzive dhenë për IndeksOnline ka pohuar se nuk ka pranuar asnjëherë ftesë dhe se askush nuk ka folur fytyrë me fytyrë me të në lidhje për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.
Në lidhje me këtë deklaratë të mbrojtësit kosovar, ka reaguar edhe ish-selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, që atë kohë drejtonte Kombëtaren tonë.
Bunjaku thotë se Behrami e kishte ftesën, madje se atij i’u kishte ofruar edhe shiriti i kapitenit vetëm që të lunate për Kosovën.
“Valoni e ka pas ftesën, madje ma shumë se ftesë, ai e ka pas edhe traken e kapitenit për me u na bashkangjitë”, tha mes tjerash Bunjaku.
Intervista e tij e plotë: