Bulliq kryetari premi në pandemi: Premton 10 mijë euro për Llapin nëse e mposhtin ekipin nga liga e 2

Bulliq kryetari premi në pandemi: Premton 10 mijë euro për Llapin nëse e mposhtin ekipin nga liga e 2

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, me skuadrën fituese që do të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Në finale takohen Dukagjini dhe Llapi, skuadra nga Liga e Parë dhe ajo nga Superliga. Dy skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Kupës.

Për Llapin suksesi në këtë finale do të thotë dalje e sigurt në Evropë, pasi tashmë është licencuar për garat evropiane

Para finales së madhe, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vizitoi futbollistët dhe stafin teknik të K.F Llapi.

Bulliqi i përgëzoi futbollistët për suksesin e arritur dhe ju dëshiroj suksese sonte. Bulliqi shprehet i bindur që pas 89 viteve si klub sot Llapi do stoliset me trofeun e Kupës së Kosovës.

Kryetari Bulliqi u tha lojtarëve që krejt Llapi sot i ka sytë tek ta, dhe kërkoj të na bëjnë krenar. Po ashtu në rast fitore, Bulliqi premtoi një premi prej 10000 Euro në kohë të krizës nga pandemia, që do të ndajnë si institucion komunal për futbollistët e KF Llapit.

Shpërndaje në: