Bukuria perfekte: sekretet që mbërrijnë nga Lindja e Largët për një lëkurë porcelani
Kush nuk e ka admiruar lëkuren e lëmuar, thuajse pa moshë të grave kineze? Nuk është vetëm cështje geni, ka dhe disa sekrete që i ndihmojnë të duken aq mirë. Në Kinë, ritualet e bukurisë janë shumë të rëndësishme, dhe produktet natyrale këtu, gjejnë përdorim të gjerë.
Kështu kinezet përdorin gjethe menteje për një lëkurë me shkëlqim, prej tyre bëjnë një lloj paste dhe e aplikojnë në fytyrë për tonifikimin e lëkurës e për ti dhënë atë bukurinë e porcelanit.
Caj jeshil për më pak rrudha: ato pinë shumë lloje cajrash, por ai jeshil është I famshëm për vetitë antioksiduese dhe fektet që ka mbi shenjat e plakjes dhe rrudhat.
Për tonifikimin e lëkurës përdorin gjithashtu edhe ujë orizi: e shpëlajnë orizin mirë dhe e përziejnë mirë derisa ujë të marrë një ngjyrë si në të bardhë. E ruajnë në frigorifer dhe e aplikojnë më vonë më pambuk. Uji mund të ruhet 3-4 ditë, pastaj duhet zëvendësuar.