“Bukuria dhemb”, cilat janë torturat që femrat i’a bëjnë vetes për tu dukur bukur?!
Bukuria është relative, e çfarë është e kënaqshme për syrin e një personi, nuk është për tjetrin. Gjithnjë e më shumë po vihet re që femrat kryesisht, por edhe meshkujt po përqafojnë standardet e vendosura nga shoqëria dhe për këtë po paguajnë “kostot” .
Bukuria kushton dhe nuk e keni fjalën vetëm për paratë, por edhe për dhimbjen që duhet të duroni gjatë trajtimeve të sepcializuara e procedurave estetike.
Këto të fundit ndryshojnë, e për t’i renditur nga më e dhimbshmja deri tek më pak e dhimbshmja Zensa Skincare ka anketuar mbi 1000 njerëz dhe sipas përgjigjieve kjo është lista e trajtimeve të bukurisë nga më “torturueset” deri tek më të lehtat.
1.Depilimi i zonës bikini me dyll për herë të parë, ose pas depilimit me brisk
2. Tatuazhet
3.Operacioni i hundës (dhimbjet që ndjen pas operacionit)
4. Depilimi me dyll i këmbëve
5.Elektroliza
6.Procedura e heqjes së dhjamit (liposukcion )
7. Bërja tatuazh e një vije të hollë të zezë në sy
Ndonëse të qënit i pranuar nga shoqëria është shumë e rëndësishme, duhet të jeni të vendosur dhe të vetdijshëm se sa do të ndikojë një trajtim bukurie në vetbesimin apo vetvlerësimin tuaj. Sigurisht këtu nuk po flasim për një depilim me dyll efektet e të cilit mund të zgjasin një muaj dhe ju mund të zgjidhni të mos e bëni më, por për trajtime si operacione e ndërhyrje estetike.