Bukë me salmon në formë yjesh; Antipasta e thjeshtë që përgatitet në pak minuta
PËRBËRËSIT (rregullohuni sipas personave):
-10 feta buke për tost
-pak salmon i tymosur
-4 lugë pana kuzhine
-2 lugë djathë i freskët kremoz
-2-3 lugë lëng limoni (sipas dëshirës)
-pak kripë disa kokra piperi të kuq
-pak kopër e grirë imët
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Presim fetat e bukës në forma biskotash, sipas dëshirës. I vëmë në një tavë dhe i pjekim për pak minuta, sa të marrin shumë pak ngjyrë.
Salmonin e presim në copa të vogladhe e përziejmë në një tas me panën, djathin kremoz, kripën, lëngun e limonit dhe koprën. I lyejmë fetat e thekura të bukës me pak nga kremi me salmon dhe më pas i vendosim mbi njëra-tjetrën. I zbukurojmë me pak thërrime fëstëkësh.