Bukayo Saka: Familja dhe Kombi po më mbështetin, e ndjej atë dashuri
Anglia e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Iranit në Kupëne Botës, Katari 2022.
Me rezultatin 6:2 djemtë e Southgate treguan se janë të motivuar që t’i shkojnë këtij tureneu deri në fund, shkruan Periskopi.
Ylli i kësaj ndeshje për Anglinë ishte padyshime lojtari i Arsenalit, Saka i cili realizoi dy gola të bukur.
Ai pas ndeshjes tha se sa herë që vesh fanellën e Anglisë mundohet të jep maksimumin.
“Ne e dimë se ardhja në Kupën e Botës çdo ndeshje do të jetë e vështirë, por ne u mbrojtëm mirë dhe krijuam shumë raste. Në përgjithësi, ne jemi të kënaqur me performancën tonë.
“Jam shumë i bekuar që kam një staf stërvitor, në Angli dhe Arsenal, miqtë dhe familja ime më kanë vënë krahët dhe kombi më ka mbështetur. E ndjej atë dashuri dhe më jep shumë besim te vetja”, tha ai.