Bugatti ende s’i erdhi, por ai tashmë po e shet
Tani, një japonez po synon që ta shesë njërin nga dhjetë modelet në dispozicion për 12.5 milionë euro. Por, ekziston vetëm një problem – blerësi nuk do të jetë në gjendje ta vozis atë deri vitin e ardhshëm.
Në fakt, ky Centodieci shitet nga një tregtar nga Tokio, dhe i njëjti është listuar edhe në tregun holandez të luksit, James Edition.
Kjo në të vërtetë është një veturë e paprodhuar ende, dhe dorëzimi i saj është planifikuar për janar të vitit të ardhshëm, shkruan portal kroat Jutarnji.hr.
Ndryshe emri Centodieci, në italisht do të thotë 110, është prodhuar për nder të modelit EB110. Po ashtu, edhe për 110-vjetorin e Bugattit. Pavarësisht asaj se duket si një Bugatti modern, Centodieci posedon disa gjurmë të dizajnit të EB110’shit, si psh maskën e përparme.
Nën xhamin e tij ndodhet motori i famshëm Bugatti W16, që i prodhon 1600 KF, dhe që deri në 100 km/h arrin për 2.4 sekonda. Shpejtësia maksimale e Centodiecit është kufizuar elektronikisht në 380 km/h.
Bugattindodhet në fazën e fundit të testimit të Centodieci, para prodhimit të tij Natyrisht se të gjithë pronarët mezi presin ardhjen e hiperveturës së tyre disamilionëshe, por ja që njëri nga ta po shpreson ta shesë për 50% më shtrenjtë.