Bugatti Chiron Divo do të ketë më shumë shpejtësi, eksklusivitet por edhe çmim më të lartë (Foto)

Bugatti Chiron Divo do të ketë më shumë shpejtësi, eksklusivitet por edhe çmim më të lartë (Foto)

Pritet që prezantimi kryesor të jetë në Pebble Beach, gjatë muajit që vjen

Prej se e ka lansuar Chiron të fundit, të gjitha kanë menduar se çfarë do të krijojë Bugatti për versionin e ardhshëm të Super Sport, transmeton Telegrafi.

Sipas The Supercar Blog, prodhuesi i nivelit të lartë të makinave, iu ka prezantuar modelin Chiron Dico një numër të ngushtë të klientëve.

Megjithëse detajet mbesin të fshehura, spekulimet e ilustrojnë si një hiper-makinë shumë më të fuqishme se Chiron Sport. Ky model sportiv që është prezantuar në Geneva Motor Show, është pothuajse i njëjtë me modelin e tanishëm, vetëm se për pak motivim, do t’i ketë 40 kuajfuqi më shumë.

Për më shumë avantazh, Divo është shumë më i lehtë dhe ka strukturë të përafërt me makinat e fokusuara për pista. Pritet që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për dy sekonda e gjysmë.

Sa i përket emrit, është si një version mashkullor i asaj që njihet si “Diva”. Sikur (Pierre) Veyron dhe (Louis) Chiron, që janë disa prej ngasësve të parë të Bugattit – në këtë rast është Albeto Divo.

Asgjë nuk dihet sigurt, por thuhet se Chiron divo do të prodhohet në 100 njësi – të cilat janë shitur në tërësi, megjithëse të gjitha nga pesë milionë euro. Për këtë çmim enorme, që është dyshifi i Chiron, pritet që të ketë eksklusivitet të lartë, apo thënë më mirë gjëra të pa pritshme. Besohet se prezantimi kryesor do të jetë në Pebble Beach gjatë muajit që vjen, ndërsa të lansohet më 2020. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: