Bruno Fernandes krijoi më së shumti raste në PL këtë sezon dhe madje nuk ka as rival të denjë
Asistimi i Bruno Fernandesit për Cristiano Ronaldon në fitoren 3-0 të Manchester Unitedit kundër Tottenhamit ishte mjaft e veçantë.
Shpejtësi me të cilën Fernandes mori topin dhe vuri re Ronaldon ishte e jashtëzakonshme.
Pastaj, mesfushori portugez luajti një pasim brilant të cilin vetëm Ronaldo mund ta arrinte. 36-vjeçari e kreu punën tjetër, duke shënuar me volej, transmeton Periskopi.
Ishte një moment që shërbeu si rikujtim për kualitetin që ka në skuadër Ole Gunnar Solskjaer.
Fernandes dërgoi në shtatë numrin e kontribuimeve në gola këtë sezon – katër gola dhe tri asistime – dhe ai do të vazhdojë ta ngritë këtë numër nëse e përndjekë e njëjta formë.
Dhe ylli i Unitedit ka krijuar 11 raste më shumë se kushdo tjetër në Premier League këtë sezon.
Duke përdorur statistikat nga ‘BeIN’, këta janë top futbollistët që deri tash këtë sezon kanë krijuar më së shumti raste.
10. Pascal Gross | Brighton – 18 shanse (8 ndeshje)
9. Raul Jimenez | Wolves – 20 shanse (9 ndeshje)
=6. Luke Shaw | Man United – 21 shanse (10 ndeshje)
=6. Youri Tielemans | Leicester City – 21 shanse (10 ndeshje)
6. Michail Antonio | West Ham – 21 shanse (9 ndeshje)
=4. Matt Ritchie | Newcastle – 24 shanse (10 ndeshje)
4. Mohamed Salah | Liverpool – 24 shanse (10 ndeshje)
=2. Jack Grealish | Manchester City – 26 shanse (9 ndeshje)
2. Trent Alexander-Arnold | Liverpool – 26 shanse (8 ndeshje)
1. Bruno Fernandes | Manchester United – 37 shanse (10 ndeshje)