Broja takon miqtë e babait të saj të ndjerë: Në çdo hap timin, ata janë aty – lidhjet e vërteta nuk këputen kurrë
Kandidatja për deputete nga PDK, Vesa Broja është shprehur e nderuar pas takimit me miqtë e babait të saj të ndjerë.
“Praninë e tij e ndjeva në një formë tjetër – në fjalët, përqafimet dhe mbështetjen e miqve të tij”, u shpreh Broja.
Postimi i plotë:
Mbrëmë pata një nga takimet më të veçanta të këtyre ditëve të fushatës – takova shokët e babait tim, tashmë të ndjerë.
Por praninë e tij e ndjeva në një formë tjetër – në fjalët, përqafimet dhe mbështetjen e miqve të tij. Në çdo hap timin, ata janë aty, duke më treguar se lidhjet e vërteta nuk këputen kurrë.
Jam thellësisht mirënjohëse për këtë mbështetje që më jep forcë në këtë rrugëtim!
Kënaqësi të veçantë që prezent patëm edhe Endritin, djalin e Presidentit Thaçi. 💙
#PDK131
#BedriHamza1
#VesaBroja38
#meVesënmamirë