Broja mund të bëhet lojtar i një serbi: Manjati i medieve afër blerjes së Southamptonit
Armando Broja po i rrëmben zemrën të gjithëve te Southampton, por pikërisht në klubin anglez mund të ketë ndryshime thelbësore. Në fakt, Saints pritet të blihen nga një shoqëri e mbështetur nga manjati mediatik serb Dragan Solak.
Lajmin e bujshëm e bën të ditur BBC në edicionin e tij online. Kompania e quajtur Sport Republic është duke marrë mbi 80% të paketës së aksioneve në klubin e kontrolluar nga biznesmeni kinez Gao Jisheng.
Gao e mori përsipër klubin anglez në gusht 2017, së bashku me Katharina Liebherr, e cila i trashëgoi Saints nga i ati i ndjerë Markus në 2010, kur ata ishin në League One, duke mbajtur 20% të aksioneve. Southampton pozicionohen në vendin e 14-të në Premier League, ku u ngjitën në vitin 2012.
Solak është presidenti dhe themeluesi i kompanisë United Group dhe tani kërkon të futet në botën e sportit në klubin ku ylli i ri është një shqiptar.