Broja afër West Hamit – Klubi tjetër anglez i prishë punë, ofron 40 milionë euro
Armando Broja nuk e di ende se në cilin ekip do të luajë në sezonin e ardhshëm.
Futbollisti shqiptar e pati një sezon pozitiv në fanellën e Southamptonit, ku ishte huazuar nga Chelsea.
Ai është rikthyer përkohësisht tek “Blues”, me të cilët po e zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.
Sidoqoftë, duket se Të Kaltrit nuk e kanë ndërmend ta mbajnë përfaqësuesin shqiptar.
Së fundmi u tha se sulmuesi i rrezikshëm do të përfundojë në Ëest Ham United, i cili i ka ofruar mbi 35 milionë euro për kartonin e tij.
Por, në orët e fundit në garë për 20 vjeçarin është futur edhe Evertoni.
“Toffees” janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se oferta që e ka bërë klubi londinez, West Ham.
Prandaj, Chelsea, e cila muaj më parë ra në duart e pronarëve të rinj, mund ta shesë Brojën në klubin nga qyteti i Liverpoolit.
Ndërkohë, për të interesim ka shfaqur edhe Milani në Itali.
Broja konsiderohet si një lojtar me potencial të madh dhe karriera e tij po shkon duke u përmirësuar.