Britani, sëmundjet seksuale në rritje

Britani, sëmundjet seksuale në rritje

Raste të infeksioneve seksualisht të transmetueshme po rriten në Britani.

Në vitin 2018, kishte 447,694 diagnoza të reja të sëmundjeve seksualisht të trensmetueshme, një rritje prej 5% në 422,147 në vitin 2017.

Gonorreja u rrit më së shumti – me 26% në 56,259 raste, numri më i madh që nga viti 1978.

Ka pasur 7.541 raste të sifilizit – një rritje prej 5% më 2017.

Grupet me risk të lartë përfshijnë të rinjtë dhe burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burra.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme të diagnostikuara më së shpeshti ishin:

klamidia (218,095 raste, 49% e të gjitha diagnozave të reja)
lythat gjenitale (57,318 raste, 13%)
gonorreja (56,259 raste, 13%)
herpes gjenital (33,867 raste, 8%)

Numri i rasteve të gonorresë është rritur për vite me radhë midis burrave dhe grave, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga mjekët e shëndetit publik rreth rreziqeve nga seksi i pambrojtur.

Shpërndaje në: