Brighton dematon Fabrizio Romanon: Nuk kemi marrëveshje me asnjë klub
Skuadra e Brightonit e ka dematur raportimin e gazetarit Fabrizio Romano, ku tha se është arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Marc Cucurella.
Klubi anglez ka dal me një deklaratë zyrtare duke thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur mesfushorin spanjoll, transmeton Indeksonline.
”DEKLARATA E KLUBIT: MARC CUCURELLA. Ndryshe nga raportimet e pasakta nga media të shumta këtë mbrëmje, nuk është arritur asnjë marrëveshje me asnjë klub për të shitur Marc Cucurella.”, thuhet në reagimin e Brightonit.