Brexit: Gjithçka që duhet të dini rreth largimit të Britanisë nga BE (III)
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë nisur bisedimet zyrtare për largim, këtu mund të gjeni një udhëzues të lehtë për të kuptuar çështjen e Brexit – duke filluar nga elementët më bazike pastaj duke ia hedhur një shikim negociatave, e përcjellë nga një përzgjedhje e përgjigjeve në pyetjet që i kemi dërguar në lidhje me Brexit (dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian) dhe BE (Bashkimi Evropian).
A mund të ndodhë një referendum i dytë?
Duket e vështirë të ndodhë. Si Konzervatorët ashtu edhe Laburistët kanë përjashtuar mundësinë e një referendumi tjetër, duke thënë se mund të thyhet besimi i qytetarëve britanikë që votuan për Largim.
A do të votojnë deputetët për marrëveshjen Brexit?
Po. Theresa May është shfaqur e etur të shmangë votimin për qëndrimin e saj negociues, për të menjanuar largimin nga prioritetet e saj, por ka premtuar që do të ketë votë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Lordëve që do të miratojnë çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen Britania dhe BE’ja, në përfundim të procesit dy-vjeçar.
A kanë nevojë qytetarët britanikë për vizë që të udhëtojnë në BE?
Megjithëse do të ketë kufizime për shtetasit britanikë të jetojnë dhe punojnë në vendet e BE’së, duket e pamundur që ata të mundohen të ndalojnë turistët. Janë shumë vende jashtë EAA’së, që përfshijnë 28 vende të BE’së plus Islanda, Lihtejnshtajni dhe Norvegjia, që qytetarët britanikë mund t’i vizitojnë deri në 90 ditë pa pasur nevojë për vizë dhe është e mundur që aranzhmane të tilla të diskutohen me vendet evopriane.
A do të vazhdojnë qytetarët britanikë të përdorin të njejtë pasaportë?
Po. Pasaporta është një dokument britanik – dhe nuk ekziston pasaportë e BE’së. qeveria britanike mundet, nëse dëshiron, të vendosë t’ia ndryshojë ngjyrë, që është aktualisht e standardizuar për të gjitha shtetet e BE’së, shpjegon korrespondenti i BBC’ së për Evropë, Chris Morris.
Disa thonë se britanikët do të vazhdojnë të qëndrojnë në një treg të vetëm – çka në fakt është ky treg?
Tregu i vetëm është parë nga përkrahësit e tij si arritja më e madhe e BE’së dhe një nga arsyet kryesore se pse ishte vendosur në vend të parë. Britania ishte anëtare e Zonës së Tregut të Lirë në Evropë para se t’i bashkohej asaj, çka njihej më vonë si tregu i përbashkët. Në zonën e tregut të lirë shtetet mund të tregtojnë më njëri-tjetrin pa paguar tarifa, por nuk bëhet fjalë për një treg të vetëm sepse vendet anëtare nuk duhet të shkrijnë së bashku ekonomitë e tyre.
Tregu i vetëm i BE’së, i cili u arrit në vitin 1992, lejon lëvizjen e lirë të të mirave, shërbimeve, parave dhe njerëzve brenda Bashkimit Evropian, sikur të ishte një shtet i vetëm. Është e lejuar të krijosh biznes apo të punësohesh kudo brenda saj. Idea ishte nxitja e tregtisë, krijmi i vendeve të reja të punës dhe ulja e çmimeve. Por kjo kërkon bërjen e ligjeve të përbashkëta për t’u siguruar që produktet janë prodhuar në të njejtat standarde teknike.
A ka pasur rast që ndonjë shtet anëtar më herë të lë BE’në?
Asnjë shtet nuk është larguar prej BE’së. Por Grenlanda, një nga territoret e jashtme të Danimarkës, mbajti një referendum në vitin 1982, pasi arriti një shkallë më të lartë të vetëqeverisjes, dhe votoi 52% në favor të largimit dhe 48% ishin për të mbetur në BE. Largimi i saj nga BE’ja u arrit pas një periudhe negociatash.
Çka nënkupton kjo për Skocinë?
Kryeministrja Skoceze Nicola Sturgeon pas rezultateve tha se kjo ishte “e papranuar në aspketin demokratik” që Skocia të përballet me largimin nga BE’ja kur në fakt ajo ka votuar për të qëndruar. Ajo gjithashtu tha se vendimi i Theresa May që përjashton qëndrimin e Britanisë në një treg të vetëm nënkupton që Skocia duhet të zgjedhë ndërmjet një “Brexit’i të fortë” dhe bërjes shtet i pavarur, me mundësi për të qenë në BE. Ajo zyrtarisht ka kërkuar leje për mbajtjen e një referendumi të dytë, duke thënë se votimi mund të mbahej në mes të vjeshtës të 2018’s dhe pranverës të 2019’s. Ndërsa për këtë, Theresa May ka thënë se “nuk është koha” për një referendum tjetër.
Sa ka qenë kostoja e Brexit’it deri më tani dhe sa do të jetë deri në fund?
Ka shumë debate rreth kostove afatgjata dhe përfitimeve për ekonominë pas-Brexit Britanike – por ajo që dimë me siguri është që BE’ja dëshiron që Britania të vë në vijë disa fatura të papaguara para largimit të saj.
Nuk ka matje zyrtare për këto fatura, të cilat mbulojnë gjëra të tilla si pagesat e pensioneve për zyrtarët e BE’së, kostoja e zhvendosjes së agjensive të BE’së me qendër në Londër dhe detyrimet financiare të papaguara të buxhetit të BE’së.
Si do të ndikojë Brexit në pensione, kursime, investime dhe hipoteka?
Gjatë fushatës për referendum, David Cameron pati thënë se e ashtu-quajtuara “mbyllje e trefishtë” për pensionet shtetërore do të jetë e kërcënuar nga largimi i Britanisë. Kjo është një marrëveshje sipas së cilës pensionet rriten në të paktën nivelin e të ardhurave, inflacionin apo 2.5% çdo vit – cilado që është më e larta.
Theresa May hodhi poshtë angazhimin për mbylljen e trefishtë në manifestin zgjedhor të partisë, duke e zëvendësuar me nga 2020’ta me një “bllokim të dyfishtë”, që e parasheh rritjen e pensioneve për së paku në nivelin e të ardhurave apo inflacionit, por jo me një minimum të garantuar prej 2.5%.
A do të kthehen shitjet pa taksa në udhëtimet në Evropë?
Gazetarët dhe shkrimtarët në media sociale kanë përshëndetur rikthimin e shitjeve pa taksa si një anë e artë e Brexit’it. Si rrjedhojë e Brexit’it se kur do të ndodhë varet se si shkojnë negociatat me BE’në – nëse marrëveshja për “union doganor” mes të Britanisë dhe BE’së do të mbarojë apo do të vazhdojë.
A është e mundur që deputetët të bllokojnë largimin nga BE?
A mundet që legjislacioni të kalojë Dhomën e Përfaqësuesve, duke pasur parasysh që shumë deputetë në parlamentin aktual – të gjithë nga SNP dhe Liberalët, gati se edhe Laburistët dhe Konzervatorët – ishin në favor të qëndrimit? Rezultati i referendumit nuk është ligjërisht i detyrueshëm – Parlamenti ende duhet të kalojë ligjet që do t’i marrë Britania nga blloku pre 28 shtetesh, duke filluar me shfuqizimin e Aktit të vitit 1972 të Komuniteteve Evropiane. Marrëveshja e tërheqjes gjthashtu duhet të ratifikohet në parlament – Dhoma e Lartë dhe/ose Dhoma e Përfaqësuesve mund të votojnë kundër ratifikimt, sipas raportit të Dhomës se Zgjedhur të Parlamentit.
A do të thotë që pasi të të lë BE’në Britania nuk do të ketë pajtimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut?
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) në Strasburg nuk është një institucion i BE’së. Ajo është themeluar nga Këshilli Evropian, që ka 47 anëtarë duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën. Kështu që largimi nga BE’ja nuk do të përjashtojë Britaninë nga vendimet e saj.
Konzervatorët janë të përkushtuar të shfuqizojnë Aktin e të Drejtave të Njeriut i cili kërkon që gjykatat britanike të trajtojnë ECHR’në si vendosje e precedentëve ligjorë për Britaninë, në favor të Projektligjit Britanik për të Drejta. Si pjesë e kësaj, një qeveri e udhëhequr nga Konzervatorët do të pritej të njoftonte për masat që do të nxisnin fuqizimin e gjykatave në Angli dhe Uells për të kaluar gjykimet e vendosura nga ECHR.
Partia Laburiste, Liberal Demokratët dhe Partia e Gjelbër kanë bërë fushatë kundër propozimeve të Konzervatorëve për të shfuqizuar Aktet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut.
A do të ketë mundësi që Mbretëria e Bashkuar t’i bashkohet BE’së në të ardhmen?
Gazetarja e BBC’së Katya Adler thotë se Britania duhet të fillojë nga zeroja dhe të hyjë në bisedime me BE’në. Çdo shtet anëtar duhet të pajtohet për ri-hyrjen e Britanisë në BE. Por, ajo thotë se liderë të tjerë në Evropë mund të mos jenë bujarë me kërkesat e Britanisë. Anëtarëve të rinj u kërkohet t’u përshtaten euros si valutë e tyre, pasi të plotësojnë kriteret përkatëse, megjithëse Britania mund të provojë të negociojë për opsionin e mos-marrjes pjesë.
Kush dëshironte që Britania të lë BE’në?
Partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, që mori rreth katër milionë vota – apo 13% nga gjithsej – në zgjedhjet e përgjithshme të 2015’s, por që përjetuan rënie të votave për ¼ në zgjedhjet e këtij viti, ka bërë fushatë për shumë vjet që Britania të dalë nga BE. Ata u bashkuan në thirrjen e tyre gjatë fushatës së referendumit nga rreth gjysma e deputetëve të Partisë Konzervatore, duke përfshirë Boris Johnson dhe pesë anëtarë të ish-kabinetit. Një pakicë deputetësh laburistë dhe Partisë së Irlandës Veriore ishin gjithashtu në favor të Largimit.
Cilat ishin arsyet e tyre për Largim të Britanisë nga BE?
Sipas tyre, Britania po mbahej brenda nga BE’ja, që sipas tyre impononte shumë rregulla në biznes dhe ngarkonte me miliarda funta në vit në tarifat e anëtarësimit në kthim. Gjithashtu ata donin që Britania të formulojë të gjitha ligjet rishtaz, në vend që të krijohen nëpërmjet vendimmarrjes së përbashkët me vendet tjera të BE’së.
Imigrimi ishte gjithashtu një çështje e madhe për mbështetësit e Brexit. Ata donin që Britania të rimerrte kontrollin e plotë të kufijve të saj dhe të reduktonte numrin e njerëzve që vinin për të jetuar apo punuar.
Një nga parimet kryesore të BE’së është “lëvizja e lirë”, që nënkupton që dikush që dëshiron të jetojë në ndonjë shtet të BE’së, nuk ka nevojë të pajiset me vizë. Fushata për Largim gjithashtu kundërshtoi idenë e “unionit gjithnjë e më të ngushtë” ndërmjet shteteve anëtare të BE’së dhe asaj që ata e shohin si lëvizje drejt krijimit të “Shteteve të Bashkuara të Evropës”
Kush ishte për qëndrimin e Britanisë në BE?
Për mos-largim të Britanisë brenda BE’së ishte ish-kryeministri David Cameron, njëherit zëri kryesor i fushatës për qëndrim, pasi kishte arritur një marrëveshje me liderët e tjerë të Bashkimit Evropian që do të kishin ndryshuar kushtet e anëtarësimit të Britanisë, nëse vendi do të votonte për të qëndruar.
Ai thoshte se marrëveshja do t’i jepte Britanisë status “special” dhe do t’i ndihmonte të rregullonte disa gjëra që britanikët nuk ishin të pajtimit në lidhje me BE’në, si niveli i lartë i imigrimit – por kritikët thonin se marrëveshja në fjalë do të përbënte pak dallim.
Gjashtëmbëdhjetë anëtarët e kabinetit të D. Cameron, duke përfshirë gruan që do të zëvendësonte atë si kryeministër, Theresa May, gjithashtu ishin për qëndrim në BE. Partia Konzervatore u nda në këtë çështje dhe zyrtarisht qëndroi neutrale gjatë fushatës. Partia Laburiste, Partia Kombëtare Skoceze, Partia e Gjelbër dhe Liberal Demokratët, të gjithë ishin në favor të qëndrimit në BE.
Ish-presidenti Obama gjithashtu ishte që Britania të qëndrojë në BE, po ashtu edhe liderët e shteteve anëtare të BE’së si Franca dhe Gjermania./Periskopi/
E përmblodhën Alex Hunt dhe Brian Wheeler, ndërsa e përktheu dhe e përshtati Periskopi