Brentford-Manchester City, ja formacionet e mundshme
Sonte me fillim nga ora 21:15 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Brentford dhe kampionit anglez Manchester City, e vlefshme kjo për xhiron e 20 të Premier Ligës angleze.
Në xhiron e fundit, Manchester City shënoi fitore me rezultat të thellë 6:3 kundër Leicester Cityt, kurse Brentfordi pësoi humbje me rezultat 2:0 kundër Brightonit, përcjell KosovaPress.
Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 27 pikë në tabelë, ku Manchester City zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 47 pikë, krahas 20 sosh sa ka arritur të arkëtojë skuadra e Brentfordit.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Brentfordin nuk do të paraqiten Ajer, Dasilva, Jeanvier, Jorgensen dhe Raya, kurse te City do të mungojnë Delap, Mendy dhe Rodri.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Brentford (3-5-2): Fernandez; Pinnock, Sorensen, Jansson; Canos, Onyeka, Baptiste, Jensen, Thompson; Wissa, Toney
Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Laporte, Ake, Zinchenko; Gundogan, Fernandinho, De Bruyne; Jesus, Foden, Grealish
21:15 Brentford – Manchester City (Stadiumi Brentford Community)