Brengoseni se fëmija juaj ka peshë të ulët? Njihuni me ushqimet që rrisin peshën e foshnjës
Detyra më sfiduese për një nënë është që të vendosë në lidhje me ushqimin për të voglin e saj
Të vegjëlit nuk kanë mundësi për të ngrënë ushqime të cilat janë të forta. Për shkak të këtyre parakushteve, detyra bëhet më sfiduese pasi shumica e dietës së tyre duhet të jetë e lëngshme
Imuniteti i foshnjës suaj është gjithashtu i lidhur me shtimin në peshë, kjo është arsyeja përse duhet të ketë një rritje të vazhdueshme në peshë me qëllim që foshnja të rritë dhe të nxisë sistemin imunitar
Ka disa ushqime që rrisin peshën e fëmijës suaj:
Qumështi i gjirit
Është mënyra e vetme për të fituar peshë për foshnjat nën moshën 6 muajshe. Nuk ka asnjë burim tjetër ushqimor të ngjashëm me qumështin e gjirit.
Bananet
Janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, fibrave ushqyese dhe karbohidrateve, më shumë se 100 kalori mund të merren me vetëm një banane
Kremërat nga frutat ose perimet
Një nga opsionet më të shëndetshme për të vegjlit tuaj për të fituar peshë janë edhe kremërat që janë të mbushura me kalcium, vitamina dhe minerale
Patatet
Janë një burim i rëndësishëm i karbohidrateve, gjë që ndihmon në rritjen e shpejtë të peshës
Zhvillimi i trurit dhe hormoneve nga një fazë primare, është e nevojshme që foshnja të ketë një dietë të shëndetshme që është i dendur me vlera ushqyese