Brenga të njeriut të lartësuar janë vetmia dhe dashuria
Ali SHARIATI
Në fakt njeriu është një qenie vetmitare.
Në të gjitha tregimet, në të gjitha mitologjitë, në të gjitha fetë e njeriut përgjatë historisë, në forma dhe gjuhë të ndryshme është dëftuar mbi vetminë e tij; në këtë univers, ajo që njeriut i shkakton mundime, ajo që e gjunjëzon atë, është vetmia e tij.
Por përse kjo vetmi ?
Erich Fromm thotë se vetmia vie nga dashuria e tëhuajsimi dhe kjo është e vërtetë. I dashuruari në një ‘perëndeshë’, në një të dashur/dashuronjëse, tëhuajsohet përballë gjithë fytyrave tjera, dhe s’do t’ia dijë për asgjë tjetër pos saj.
Deshi s’deshi, pa të, vdiret i vetmuar. I tëhuajsuar, nuk i’a del të ndërtojë interes përbashkësie me individët, gjërat e orenditë që e rrethojnë – por ngelet i vetmuar dhe ndjenë vetmi. Me tu ofruar në fazat e tij të pjekurisë si njeri, njeriu ndjenë vetmi edhe më të madhe.
Ne shohim shpirtat më të thellë, më të lartësuar, dhe më të zgjedhur, të kenë abdikuar nga prirjet dhe kënaqsitë e përgjithshme e të përditshme të kopeve. Apo sesi në varësi të lartësimit të shpirtërave të tyre, përkatësisht të kurthërimit të dashurisë dhe mendimeve, lindë distanca mes tyre dhe shoqërisë. Mes tyre dhe kohës. Dhe se si përbrenda vet kohës vdiren të vetmuar.
Teksa lexojmë biografitë e gjenive, vërejmë se si një prej karakteristikave më kryesore të kohërave të tyre në fakt janë vetmitë e tyre. Në kohërat e tyre, janë të panjohurit e kohërave të veta; të çuditshëm dhe jabanxhinj në vendet e tyre.
Një prej shkaqeve që njeriun e vetmon përballë shoqërisë së tij, që e bën të huaj para të gjithë të njohurve të tij në komunitet, është mbetja e tij etur anash burimit ku të gjithë shijojnë ujin; mbetja e tij i uritur në ballë të sofrës ku të gjithë ngopen.
Dhe kur shpirti të jetë i arrirë – dhe siç tregohet në Librin e Shenjtë tek tregimi i shkurtër për Ademin – kur dashuria të ketë prekur në njeriun, ai vetmohet edhe për aq…
Kush s’është i vetmuar?
I barazuari me të gjithë, ai që ka gjetur dhe kapur ngjyrimin e kohës, ai që e ka bërë petk të vetin ngjyrimin e të gjithëve ai që mund të mirret vesh me të gjithë…i përshtaturi ndaj të gjithëve, në çdo formë e në çdo masë.
Ky njeri s’mund të jetë vetmitar e tek, dhe s’kaplohet dot nga ndjenja e të panjohurës. Sepse është një me të gjithë. Ai është brenda komunitetit, han me komunitetin, pi, vishet, kënaqet dhe sillet sikurse tjerët. E ndjenja e boshllëkut korrespondon vetëm me shpirtërat e pangopur me këso shoqërie, kohe, e trivilatitesh ditore.
Prirja për të ikur, ndjenja e vetmisë, dhe reaksioni i kësaj prirjeje: ndjenja e dashurisë, e tërheq(in) atë kah shenjtëritë e idolitaritë dhe kah ata ishuj ku ndjenë se po kuptohet. Drejtimi kah i’a mban është kahu i denjë për veten e tij; drejtim që ia përfton akordancën e qenies.
Ndjenja e vetmisë dhe dashurisë në një shpirt, vartëson skalitjen e këtij shpirti prej të forti, të dhunshmi dhe të mundimshmi.
Brengë e një njeriu, brenga të njeriut të lartësuar, janë vetmia dhe dashuria.
Përtkheu: F.S