Brenda shtëpisë milionëshe të Rita Orës (Foto)

Brenda shtëpisë milionëshe të Rita Orës (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka prezantuar shtëpinë e saj të rinovuar në Londër, e të cilën e bleu për 8.5 milionë euro në vitin 2021.

Në fillim të këtij viti, 31-vjeçarja njoftoi planet për rinovimin e shtëpisë në lagjen Primrose Hill në Londrën Veriore. Pas rinovimit, ajo e ka prezantuar shtëpinë për Architectural Digest, kompania që e ndihmoi në dizajnin e brendshëm.

Megjithatë, Rita Ora deklaroi se nuk kishte bërë ndryshime të mëdha në shtëpi, pasi siç ka thënë i pëlqejnë gjërat e vjetra. Shtëpia është e ndërtuar në vitin 1877. Aty kishte banuar edhe krijuesi Arthur Rackham.

“Unë kam pasur gjithmonë tërheqje për shtëpitë me frymë të vjetër. E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike [shtëpia e] shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë”, ka thënë ajo

Rinovimet kryesisht kishin ndodhur në restaurimin e dyshemeve, çatisë, banjove, tubacioneve dhe përmirësimin e gjërave në kuzhinë. Ora gjithashtu mobiloi shtëpinë me gjëra të vjetra në tregun e famshëm Portobello në Londër. Shumica e gjërave janë ato që kishte në pronësi dhe që i kishte përdorur në shtëpitë e mëparshme.

“Më pëlqen të jem me kosto efektive kur është e nevojshme”, ka deklaruar ajo.

 

Shpërndaje në: