Brenda një viti, u avancua tri herë | Kush është i preferuari i Faton Pecit, të cilin me çdo kusht dëshiron ta punësoj në Ministri?

Brenda një viti, u avancua tri herë | Kush është i preferuari i Faton Pecit, të cilin me çdo kusht dëshiron ta punësoj në Ministri?

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, siç duket ka një person shumë të pëlqyer me faktin se, të njëjtit po ia përgatit terrenin gati tash e një vit për ta punësuar në Ministrinë e tij. Duke u bazuar në ato që do i paraqesim më poshtë, synimi i ministrit Peci për personin në fjalë është shumë i qartë: i njëjti ta marrë një pozitë shumë të rëndësishme në këtë Ministri. 

Enis Rrustemi, Periskopi

Brenda një periudhe prej më pak se 10 muajsh, Bleron Haxhiu, fillimisht punësohet në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë me kontratë të jashtëligjshme përmes procedurave të prokurimit edhe pse pozita ishte e rregullt. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023.

Rreth këtyre punësimeve, Periskopi kishte raportuar më 13 nëntor të këtij viti, ku ministri Peci angazhoi 26 konsulentë përmes prokurimit, e që buxhetit të shtetit do i kushtonin afro 500 mijë euro.

Ky ishte hapi i parë që Bleron Haxhiu do të merrte drejt “rrugës” së tij në Ministrinë e udhëhequr nga Peci.

I preferuari i Pecit, më pas ia mësyn Zyrës së Prokurimit në Ministri. Aty zgjedhet fitues, por sërish me shkelje ligjore të shumta çka edhe e vërteton vendimi i KPMSHCK ku mori vendim për anulimin e procesit në terësi.

 

 

Bleron Haxhiu vazhdon me hapa të sigurt, tash në në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë – si “Zyrtar i lartë i pagesave direkte”, në Departamentin e Pagesave direkte, zyre kjo e cila menaxhon hiç më pak se 60 milionë euro.

“Apetitet” e të preferuarit të ministrit Peci, nuk kanë të ndalur edhe sot e kësaj dite. Edhe pas tri pozitave të pranuara brenda ne më pak se një vit, shumica me shkelje ligjore edhe të konfirmuara, tashmë i njëjti sipas burimeve të Periskopit, është në listën e ngushtë – në hiç më pak se atë të “Udhëheqësit për Buxhet dhe Financa” në Ministrinë e Bujqësisë.

Krejt në fund shtrohet pyetja, kur java e ardhshme pritet të vijë me risi të reja rreth kësaj pozite; a do t’ia arrijë, Faton Peci, që të preferuarin e tij ta punësoj edhe në këtë vend pune (të 4-tin) brenda një viti…?

Kujtojmë se Periskopi në vazhdimësi ka raportuar rreth keqpërdorimeve, dallavereve e skandaleve që e kanë përcjellur Ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci. /Periskopi/

Ministri Peci angazhon 26 konsulentë përmes prokurimit, buxhetit shtetit do i kushton afro 500 mijë euro / DOKUMENT

Kush do ta udhëheq Agjencinë që u përcoll me skandalet e granteve gjatë këtij viti? Dikur punonte depoist, sot Peci e përzgjedhi si drejtor në AZHB

 

Shpërndaje në: