Brenda bandës kriminale që po “terrorizon” Londrën

Periskopi.com Galeria

“Është aq e lehtë, sa t’i marrësh një fëmije një karamele”.

Kështu e ka cilësuar grabitjen e një telefoni në rrugët e Londrës anëtari i një bande motoçikletash që grabisin telefona në kryeqytetin anglez.

BBC ka realizuar një dokumentar tejet interesant mbi një bandë grabitësish, të cilët i kanë vjedhur me qindra e mijëra telefona qytetarëve në Londër.

Anëtari i bandës e merr në motorin e tij gazetaren e BBC Livvy Haydock dhe i tregon se si ata zgjedhin “prenë” e tyre.

Ai tregon se qytetarët në stacionet e autobusëve dhe në vijat e bardha janë më të lehtit për t’u grabitur, sidomos kur ata kanë vendosur kufje.