Brenda 24 orëve dy raste të dhunës ndaj grave në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Pejë.
Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net.
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur gjithashtu në Pejë.
Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje