Brazili ndalon shitjet e iPhonëve derisa Apple të rikthejë mbushësit brenda pakos
Ministria e Drejtësisë në Brazil ka ndaluar shitjet e Iphonëve, derisa kompania Apple të fillojë të rivendosë mbushësit brenda pakos, shkruan LadBible, përcjell Periskopi.
Ministria lëshojë këtë urdhër dje së bashku me një gjobë për kompaninë e teknologjisë, e cila kishte shitur smartfonët pa mbushës që nga publikimi i IPhone 12.
Njoftimi vie teksa Apple po përgatitet të lansojë sot iPhone 14, por Ministria e Drejtësisë dhe Sigurimi Publik argumentuan se shitja e telefonëve pa mbushës llogaritet si një shitje “e pakompletuar e produktit”.
Në një publikim të shpërndarë në ueb-faqen e saj, Ministria e Drejtësisë njoftoi se “shitja e iPhonëve e pashoqëruar pa mbushës të baterisë është pezulluar përgjatë territorit të vendit”.
Vendimi për të pezulluar shitjet e iPhonëve erdhi pasi Sekretariati Kombëtar për Konsumatorë hapi një rast në dhjetor të vitit të kaluar, kur Apple u padit për shitjen e telefonëve pa mbushës. /Periskopi/