Brazili do të përballet me Argjentinën për herë të pestë në finale
Brazili dhe Argjentina do të luajnë përballë njëra-tjetrës për herën e pestë në një finale të turneut dhe njëra nga to do ta fitojë trofeun e Kupës së Amerikës në “Maracana Stadium” të shtunën pas mesnate.
Brazili ka triumfuar tri herë në finale, ndërsa Argjentina një herë në historinë 84-vjeçare të ndeshjeve. Fitorja e parë dhe e vetme e Argjentinës në finale ndaj Brazilit ishte ajo e vitit 1937 në Kupën e Amerikës, kur triumfoi 2:0.
Në Kupën e Amerikës, në finalen e vitit 2004, brazilianët fituan në penallti pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin e barabartë, 2:2. Një vit më vonë, në finale të Kupës së Konfederatave, Brazili mposhti Argjentinën 4:1, ndërsa 3:0 brazilianët fituan po ashtu në vitin 2007 në Kupën e Amerikës.