Brazili ankohet për referimin kundër Spanjës: “Nuk do të luajmë më kurrë pa VAR”

Brazili ankohet për referimin kundër Spanjës: “Nuk do të luajmë më kurrë pa VAR”

Spanjë-Brazil ishte një ndeshje miqësore, por në fushë nuk dukej kështu.Ndeshja u luajt pa ndihmën e VAR-it dhe sipas disa lojtarëve të paktën një nga dy penalltitë e Spanjës nuk do akordoheshin nëse do ishte teknologjia.

“CBF (Federata Braziliane e Futbollit) do të informojë FIFA-n se jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në ndeshjet miqësore ata janë të detyruar të përdorin VAR kur Brazili luan. Futbolli është shumë i avancuar në Evropë, pse duhet të lërë kaq shumë për të qenë e dëshiruar një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo?” tha presidenti i Federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues.

“VAR ekziston dhe duhet të mbetet edhe në këtë lloj ndeshjeje. CBF përdor VAR në seritë A, B, C, D, në kategorinë e femrave, në kategoritë e të rinjve. Ne jemi vendi që përdor VAR-in më shumë në botë. Pse të mos e përdorin këtu?”, tha ai. GazetaBlic Sport

 

Shpërndaje në: