Brahimaj: Zotimi jonë mbetet i palëkundur, do të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës

Brahimaj: Zotimi jonë mbetet i palëkundur, do të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës

Kandidati i AAK’së për deputet, Lahi Brahimaj, ka qëndruar sonte në disa fshatra të Kosovës.

Ai tha se në këto takime ndanë shqetësimet dhe kanë diskutuar për sfida që prekin disa fshatra të Gjakovës.

“Bashkë me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralan it, shumica luftëtarë, invalidë të luftës e familjarë të çlirimtarëve, ndamë shqetësimet dhe diskutuam për sfidat që prekin këto vendbanime më vlerë historike”, tha Brahimaj.

Postimi i plotë:

Bashkë me banorët e Jabllanicës, Zhabelit, Bardhaniqit, Gërgocit dhe Kralan it, shumica luftëtarë, invalidë të luftës e familjarë të çlirimtarëve, ndamë shqetësimet dhe diskutuam për sfidat që prekin këto vendbanime më vlerë historike.

Vizioni ynë për një Kosovë Fituese mbështetet pikërisht në zhvillimin e zonave rurale dhe potencialin e pashfrytëzuar të këtyre viseve. Bujqësia dhe blegtoria këtu kanë traditë shekullore, dhe me politika të duhura mbështetëse, mund të shndërrohen në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik.

Zotimi im dhe i AAK-së mbetet i palëkundur – të krijojmë kushte optimale për çdo fshat të Kosovës, duke siguruar infrastrukturë moderne, përkrahje për fermerët dhe mundësi të barabarta zhvillimi për rininë. Forca e Kosovës qëndron në rrënjët e saj.

Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣

Ramush Haradinaj 1️⃣

Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣

Shpërndaje në: