Brahimaj viziton varret e dëshmorëve Qel Ukaj e Zef Gjokaj: Këto vende janë bërë altarë të lirisë sonë
Kandidati për deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj ka nderuar sot kujtimin e dëshmorëve Qel Ukaj, Zef Gjokaj dhe Nik Hajdarajt.
Ai ka thënë se çdo hap në këto vende të shenjta është një përulje para sakrificës sublime të bijve më të mirë të kombit tonë, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Çdo hap në këto vende të shenjta është një përulje para sakrificës sublime të bijve më të mirë të kombit tonë, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Sot, së bashku me familjarë e bashkëluftëtarë, nderuam kujtimin e dëshmorëve të pavdekshëm Qel Ukaj e Zef Gjokaj në Dashinoc, dhe më pas të trimit Nik Hajdaraj në Shqiponjë. Këto vende janë bërë altare të lirisë sonë.
Përpara varrezave të dëshmorëve, betohemi se do të ruajmë amanetin e tyre të shenjtë dhe do t’ua përcjellim brezave që vijnë vlerat për të cilat ranë këta trima.