Brahimaj takon të rinjtë e Gjakovës: Ju jeni shpresa dhe fuqia e së sotmes – ndryshimi që vendi ynë ka nevojë

Brahimaj takon të rinjtë e Gjakovës: Ju jeni shpresa dhe fuqia e së sotmes – ndryshimi që vendi ynë ka nevojë

Ish-Gjenerali i UÇK-së, njëheri kandidat për deputetë nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka marrë pjesë në një tubim me të rinjtë në Gjakovë.

Brahimaj përmes profilit të tij në Facebook ka shkruar për këtë pjesëmarrje e ku ndër të thotë se “të rinjtë janë shpresa dhe fuqia e së sotmes që vendi ka nevojë”.

 

Postimi i plotë [pa ndërhyrje]:

Kur jam mes të rinjëve, ndihem gjithmonë më i ri pranë jush. I tillë u ndjeva edhe sot.

Energjia juaj është ajo që më motivon dhe më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës.

Pjesëmarrja kaq e madhe e juaja është një motiv drejt fitores sonë.

Besoj thellësisht se ndryshimi fillon me ju. Ju jeni fuqia që mund ta sigurojë dhe ta zhvillojë vendin tonë.

Unë dhe Aleanca do të jemi gjithmonë pranë jush, duke ju mbështetur dhe duke punuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Ju jeni shpresa dhe fuqia e së sotmes, ju jeni ndryshimi që vendi ynë ka nevojë!

Nuk guxojmë asesi që me politikat tonë të iu humbasim juve. Nuk guxojmë të lejojmë migrimin tuaj sepse ju do të jeni lokomotiva e zhvillimit të Kosovës.

Sinqerisht, Lahi Brahimaj

 

Shpërndaje në: