Brahimaj në Gjakovë: Së bashku po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, qëndroi sot në disa fshatra të Gjakovës, ku u takua me shumë qytetarë, përkrahës të partisë dhe jo vetëm.
Takimi ishte produktiv, me shkëmbim të shumë ideve, shqetësimeve e tematikave të ndryshme që kanë të bëjnë me vendin.
Pas takimit, Brahimaj mori shumë zemër dhe mbështetje nga banorët e Osekut, Skivjanit, Planqorit, Hereqit, Dujakës, Dobrigjes dhe Firajës.
Ai u shpreh se bashkë do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për gjeneratat që po vijnë.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lahi Brahimaj bartë numrin 90 në listën e AAK-së.