Brahimaj: Ministrin Aliu dhe vartësin e tij bora i paska zënë në befasi në mes të dimrit – Siç duket Durmishi është i zënë me fushatë

Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 90, Lahi Brahimaj, ka publikuar një video ku rrugët shihen se janë të pa pastruara nga bora.
Brahimaj thotë se shumica e rrugëve në Kosovë janë në këtë gjendje dhe se kjo situatë po vazhdon të mbetet e njëjtë.
Tutje ai thotë se sic duket Durmishi është i zënë me fushatë dhe atë bora e ka zënë në befasi në mes të dimrit.
Postimi i plotë:
Është data 11 janar, piku i dimrit. Por ministrin Aliu dhe vartësin e tij Durmishi bora i paska zënë në befasi në mes të dimrit.
Shumica e rrugëve në Kosovë janë thuajse të papastruara nga bora dhe kjo situatë po vazhdon të jetë e njëjë edhe kur po i afrohemi mesditës.
Si duket Durmishi është i zënë me fushatë dhe ka harruar që bora është normale dhe e zakonshme të bie në janar.