Brahimaj – Maqedoncit: Kryej obligimet e tua ose largohu para se të kaplojë turpi i krenarisë së ushtarit të atdheut

Brahimaj – Maqedoncit: Kryej obligimet e tua ose largohu para se të kaplojë turpi i krenarisë së ushtarit të atdheut

Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit në lidhje me ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Ai ka thënë ministri Maqedonci është i fundit që duhet t’i tregoj mediave se a është etike apo jo publikimi i shujtave.

Brahimaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është përgjegjësi ekskluzive e ministrit nëse ka vështirësi në furnizim me ushqim të FSK-së.

“Nuk je Ministër i Mbrojtjes për t’i shërbyer simpatisë së Kryeministrit dhe preferencave të vartësve të tu ministrorë që janë shefat e tu partiakë në Ministri. Shikoji përgjegjësitë e tua ligjore si Ministër. Je shërbyes i Ushtrisë së Kosovës dhe ligjeve të saj e askujt tjetër. Arsyetimet banale nuk i pranon ky popull, sepse Ushtria është krenaria kombëtare e shtetit të Kosovës. Kryej obligimet e tua ose largohu para se të të kaplojë turpi i krenarisë së Ushtarit të Atdheut”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në: